Oferta Kulla e vjeter Oxhaku i Doçit - Fushe Lure - Diber - Albania nga Biznesi Kulla E Vjeter Oxhaku I Doçit - BUJTINA ONLINE
Kulla e vjeter Oxhaku i Doçit - Fushe Lure - Diber - Albania
WhatsApp Chat!
PanairiOnline Prezentimi i Biznesit tuaj site.al site.al
Mirësevini!
BUJTINA ONLINE
Mountains

 Kerkoni Ofertën te biznesi
  BUJTINA ONLINE

Kulla e vjeter Oxhaku i Doçit - Fushe Lure - Diber - Albania

Publike para 1183 diteve - Me date 23/01/2021 Ora 10:04:00 PM

Kulla e vjeter Oxhaku i Doçit - Fushe Lure - Diber - Albania
Për rezervime kontaktoni në Whatsapp: 
Adresa: Fushë-Lurë Peshkopi - Dibër - Albania
 Te ne do të gjeni akomodim në ammjentet e Kullës së Vjetër dhe gatime tradicionale bio të zonës.
Ejani në Kulla e vjeter te Oxhaku i Doçit në Lurë, aty ku toka takohet me qiellin dhe bukuria e natyrës është në unision me bukurinë e shpirtit njerëzor.
Rezervoni tani udhetimin tuaj per te Kulla e vjeter Oxhaku i Doçit.

Shërbimet kryesore që ne ofrojmë:
  • 1) Akomodim në dhomat e bujtinës Oxhaku i Doçit
  • 2) Ushqime tradicionale të zonës
  • 3) Guide turistike në zonat përreth ne atraksionet me të veçata për të vizituar.
  • 4) Turizëm kulinar me gatime tradicinale të zonës.
Produkte kryesore që ne ofrojmë:
  • -Buke mistri gushtak pjekur në qerepe saç
  • - Shëllire Lure me gjalpë dhe vezë
  • - Kos delje, dhije, dhe lope
  • - Djathë deleje, dhije dhe lope
  • - Djathë i njomë nape
  • - Qullë Lure (Kaçamake) i zier me majzë (tamel me tamel)
  • - Mish i thatë tipik lurjane
  • - Mish qengji, keci dhe viçi i zier në vorbë
  • - Fasule Lure kokërr e vogël me pastërma e zier në vorbë
  • - Jufka integrale me miell gruri të zi me pulë fshati
  • - Çorbë tipike e Lurës
  • - Peshk "troftë" e ushqyer me ushqim bio të gatuar në qerepe dhe në saç e pjekur në prush.
  • - Patate të pjekura në hi dhe të marinuara me hudhër, djath dhe shëllirë.
  • - Perime të krahinës të pjekura në prush si dhe turshi me ujë pa asnjë lloj kimikati.
  • - Lëng thane
  • - Lëng dardhe (Gorrica)
  • - Lëng molle të egër
  • - Lëng boronice dhe mjedrre
  • - Çajra mali + boronicë + mollë e egër
  • - Kafe tipike lure me ibrikë
  • Ambjentet e ndenjes së odave  janë  me shilte shtresa (lëkurë dashi) mbi dyshemenë e drurit masiv si shtroj janë shtruar qylyma tipik lurjane dhe sixhade. 
  • Tavolina janë sofra autentike të Lurës dhymbëdhjetë vendëshe me një diametër 120cm.  
Shikoni video me pamje nga Kulla e vjeter Oxhaku i Doçit


Me rikonstruksionin e kullës së vjetër ka patur një fluks turistësh të vendit dhe më së shumti të huaj.
  • Në odën e madhe të një përmase 6x6 m2 me oxhak lurjane jane të reklamuara dy palë enë të vjetra prej bakri ku prezantohen vlerat historike etnologjike dhe të kulinarisë të kësaj kulle mbi 200 vjeçare.
  • -Enët e myslimaneve dhe enët e katolikeve.
  • -Almiset e kafës (rraqet e kafes) për 24 persona me ibrik, mulli, dollap pjekje të kafesë si dhe filxhan të bardhë pa bisht dhe ornamente por tipike të aso kohe para 90 vitesh.
  • Kjo ekspoze kulinarie ka qënë një nga kuriozitetet që ka sjellë fluks turistësh.
Aspekte historike që kanë lidhje me këtë kullë mbi 200 vjeçare.
  • Në vitet 1834 është bujtës i kullës një kronikant prift i cili ka botuar udhëpërshkrimin e tij nga Oroshi në Bulshar, Nënshejtë Fusha te Lugje, Kreje Lurë dhe Lurë e Vjetër. 
  • Edite Dyrham bujtëse gjashtë netë ku është e shkruar në librin e saj "Brenga a Ballkanit "Ajo po vizatonte në grafikë kullën me sharishanet e saj kur i del përpara një djalë rreth të dymbedhjetave dhe i drejtohet kuj i ke marrë leje për ketë... pastaj ajo do të bëhej mysafire e kësaj kulle.
  • (E dokumentuar është printuar në pergamen shkrimi i saj ku përmendet ky fragment) i cili është shfaqur në një anë murale.
  • Në vitin 1914 bujtës për një javë Ate Gjergj Fishta ku takoi tek kjo kullë dy vllezër, njëri mysliman e tjetri katolik në një bashkjetesë.
  • Gjithashtu takoi dhe plakun filozofin e pashkollë (autodidakt) Bibe Kole Doçin.
  • Në vitin 1916 bujtës për 12 ditë Albanologu asustriak Lambertez.
  • Në vitin 1967 tre netë bujtës ka qënë Ismail Kadare dhe piktori i meritiar Zef Shoshi.
  • Në qershor 2018 ka qënë për drekë KM i Shqipërisë i asokohe.
  • Në gusht 2018 Dom Gjergje Meta.
  • Nga kjo kullë ka dalë një dinasti lurjane fig poliedrike si Llesh Nikolla i parë (historia e 300 duvakëve).
  • Bibe Kole Doçi i parë (kanunar Dibra dhe sot e përmend mençurinë e tij "ik or ti se nuk e nda ti këtë punë nuk je Bibe Doçi).
  • Kole Bibe Doçi delegat ne Lidhjen e Prizerenit, i cili shkollën e parë shqipe në Lurë 1908 dhe 1916 varet në litarë te Kisha e Shënkollit bashkë me 108 burra nga Lura. 
  • Zef Bibe Doçi mendire dhe krahinare i Lures vdes në Berat në burgun e Italisë 1940.
  • Gjone Bibe Doçi akademike me gradën majore studimet i kryen ne Itali, pasi kthehet, shërben në Delvinë dhe Kosovë deri në vitet 1945. 
  • Llesh Bibe Doçi  pushkatuar pa gjyq në vitin 1946.
  • Shkurta Gjone Doçi nxënësja e parë femër nga Lura në internantin e Kastriotit 1936.
  • Llesh Zef Doçi mësues dhe inelektual ku shërbeu në rrethin e Dibrës dhe Lurë.
  • Halit Gjone Doçi mësues 
  • Dede Llesh Doçi mësues dhe kryetar i kshillit prularist në Lurë.
  • Kastriot Dede Doçi mësues i gjuhës së huaj (anglisht UT) etj.

 
FORMULARI I PLOTESIMIT PER POROSIN
Emri i Biznesit qe jep oferten : Kulla E Vjeter Oxhaku I Doçit
Cmimi : I diskutueshem!

*    Ploteso te dhenat e meposhtme per te bere porosine...

Emri i produktit :

Kulla e vjeter Oxhaku i Doçit - Fushe Lure - Diber - Albania

Sasia që doni të porositni :
Emri Mbiemri i Porositesit :
Numer Telefoni (Mobil ) :
Adresa ku dorëzohet porosia :
Pyetje & detaje rreth porosisë :
Data 23/01/2021 Ora 10:04:00 PM

* Do t'ju telefonojme per konfirmimin e porosise.

   
VLERA E CMIMIT PERCAKTOHET ME MAREVESHJE!

Kjo oferte eshte klikuar nga 2518 Vizitor

 
 
Shperndaje me miqt e tu...