Oferta Bujtina Guest House Kulla Hupi - Bulqize - Albania nga Biznesi Guest House Kulla Hupi - BUJTINA ONLINE
Bujtina Guest House Kulla Hupi - Bulqize - Albania
WhatsApp Chat!
PanairiOnline Prezentimi i Biznesit tuaj site.al site.al
Mirësevini!
BUJTINA ONLINE
Mountains

 Kerkoni Ofertën te biznesi
  BUJTINA ONLINE

Bujtina Guest House Kulla Hupi - Bulqize - Albania

Publike para 1187 diteve - Me date 19/01/2021 Ora 10:27:00 PM

Bujtina Guest House Kulla Hupi - Bulqize - Albania

Për rezervime kontaktoni në nr tel: 
Adresa 01: Fshati Lepurakë, Fushë-Bulqizë, Dibër - Albania
Te ne do të gjeni akomodim në ammjentet e Kullës në një nga tre dhomat për miqtë e kullës Hupi, gjithashtu gatime dhe produkte bio të zonës. 
Motoja jone është :
  • Pak ushqim, ujë, ajër dhe shëtitje në natyrë, kjo është parajsa në tokë.
Sherbimet dhe produkte kryesore që ne ofrojmë:
  • 1) Akomodim në dhomat e kullës Hupi
  • 2) Ushqime tradicionale të zonës
  • 3) Guide turistike në zonat përreth ne atraksionet me të veçata për të vizituar.
  • 4) Turizëm kulinar me gatime tradicinale të zones nga duart e nënën Sofi, që është gjyshja e kullës Hupi.
Pak frymezim dhe motivim:
  • Një kullë, një histori, një destinacion turistik unik.
  • Shumë janë habitur kur kanë mësuar për nismën e Lulzim Hupit për ta kthyer kullën e të parëve të tij në bujtinë, përfshi dhe mua. “Ku e çon mushka këtë?”, 
  • kemi pëshpëritur me vete, duke pasur parasysh vështirësinë për të qenë promovues, konkurrues e përfitues në fushën e agroturizmit. 
  • Por jo, e kemi pasur gabim, të gjithë. 
  • Lulzimi kishte një ëndërr dhe këmbënguli e besoi deri në fund se ëndrra e tij mund të kishte sukses, tashme ja ka dalë, me fakte. 
  • Sot “Kulla Hupi” është një nga objektet më të vizituara në qarkun e Dibrës e në Shqipërinë e Veriut. 
  • Ajo pret miq nga e githë bota.  
  • Por është vetëm fillimi, pasi, kur rruga e Arbrit të përurohet, që të nesërmen Kulla Hupi do të ketë aq shumë kërkesa sa do të duhet të prenotosh me javë e muaj përpara. 
  • Marr vesh së fundmi se nismën e Lulzmit po e ndjekin edhe të tjerë. 
  • Mirë bëjnë, patjetër, por meritat i takojnë Lulzimit, i cili e ka bërë të njohur Bulqizën dhe kulturën e saj të lartë e të lashtë të njohur gjithkund në Shqipëri e jashtë saj.
  • Ne mund të flasim shumë për bukuritë e zonës dhe në veçanti për surprizat që ofron kulla, si për vlerat arkitektonike, por edhe bujarinë karakteristike të të zotëve të saj.


Vizitorët duhet të dinë se Kulla Hupi ka një pozicion të tillë që u mundëson atyre brenda ditës, ose pak ditëve, të njihen me historinë, me mënyrën e jetesës në tërësi të banorëve të këtyre anëve dhe me bukuritë e rralla që ofron zona në çdo stinë. 
  • Vetë fshati Dushaj-Bulqizë, spikat në këto anë për pamjet piktoreske të rralla dhe gamën e gjerë të elementëve natyrorë si mundësi për vizitorët.
  • Duhet ta nisin nga miniera e kromit, një nga më të mëdhatë e botës, vepër e shkëlqyer e inxhinierëve tanë të përkushtuar e të mrekullueshëm dhe e popullit punëtor e trim të Bulqizës. 
  • Do të njihen me Vajkalin historik, ku është shkruar me shpatë historia e Arbërisë si dhe monumentin natyrore Shkëmbi i Qytetit me një panoramë që mbetet në kujtesë për tërë jetën.
  • Do të njihen me liqenet akullnajore të mrekullueshme që rrethojnë Bulqizën si kurorë nga çdo anë, si liqenet e Dhoksit, Tërnovës, Balgjait. 
  • Do të shohin ujëvara, pyje, kreshta malore të paarritshme, një ansambël morfologjik unik, një amfiteatër në natyrë.
  • Me hapjen e Rrugës së Arbrit, Bulqiza do të shndërrohet në një oaz ku vetë kryeqytetasit do të prenotojnë për pak ajër, ujë, ushqim dhe e gjitha kjo në një terren të virgjër, mes një komuniteti mikpritës si rrallëkush.
  • Të gjithë në Bulqizë duhet të mundësojnë që ëndrra e Lulzimit të mos mbetet vetëm e Lulzimit, por të kontribuojnë për një të ardhme më të mirë. 
Bëj dhe ti një punë të mirë, thuaj fjalën e mirë, ndihmo Bulqizën turistike! Kaq nuk i kushton asgjë askujt.
 
FORMULARI I PLOTESIMIT PER POROSIN
Emri i Biznesit qe jep oferten : Guest House Kulla Hupi
Cmimi : I diskutueshem!

*    Ploteso te dhenat e meposhtme per te bere porosine...

Emri i produktit :

Bujtina Guest House Kulla Hupi - Bulqize - Albania

Sasia që doni të porositni :
Emri Mbiemri i Porositesit :
Numer Telefoni (Mobil ) :
Adresa ku dorëzohet porosia :
Pyetje & detaje rreth porosisë :
Data 19/01/2021 Ora 10:27:00 PM

* Do t'ju telefonojme per konfirmimin e porosise.

   
VLERA E CMIMIT PERCAKTOHET ME MAREVESHJE!

Kjo oferte eshte klikuar nga 2386 Vizitor

 
 
Shperndaje me miqt e tu...