Lista me radhën e veprimeve për plotësimin e një profili biznesi në platformën Panairi Online

Lista me radhën e veprimeve për plotësimin e një profili biznesi në platformën Panairi Online

Publike para 0 diteve - Me date 09/05/2026 Ora 1:57:00 PM

Për pyetje ose probleme teknike, kontaktoni në Whatsapp +355692300037 nga ora 7:00 AM deri në 21:00 PM

Lista me radhën e veprimeve për plotësimin e një profili biznesi në platformën Panairi Online


Kujdes:

Çdo tekst që e hidhni në platformë ose duhet ta shkruani, ose kur e merrni nga diku me copy, duhet ta hidhni fillimisht në Notepad dhe pastaj nga aty ta vendosni në platformë.

Duhet të respektoni sasinë e karaktereve që vendosen në çdo seksion, si:

Titulli = 140 karaktere

Fjalët Kyçe = 240 karaktere

Përshkrimi i shkurt = 150 karaktere

Përshkrimi i gjatë = 2100 karaktere

Në rast se e kaloni këtë sasi karakteresh, reklama nuk ruhet dhe duhet ta bëni përsëri.

Te fotot, të vendoset vetëm një foto, nuk është e nevojshme të vendosen të gjitha.


Hapi 01

Vendosim logon me përmasat 300x300.

Nëse nuk e keni logon me këto përmasa gati, mund të përdorni promtin më poshtë në ChatGPT.

PROMTI 01

Po, të dërgoj logon dhe dua që logon të ma bësh me përmasat 300x300, por pa e ndryshuar apo deformuar.


Hapi 02

Te EDITORI I PROFILIT, butoni Sociale, përshtatim ngjyrat me ngjyrat e logos.

Klikoni te butoni Sociale dhe merrni lapsin që ju del aty, pastaj klikoni mbi ngjyrën e logos për header dhe footer, më pas ruani veprimin.


Hapi 03

Te EDITORI I PROFILIT, butoni Keywords

PROMTI 02

Më gjenero fjalë kyçe për këtë biznes për kërkimet brenda platformës Panairi Online deri në 255 karaktere, bashkë me presjet dhe hapësirat bosh.

Fjalët të jenë teke, të papërsëritura dhe me presje.


Hapi 04

Plotësojmë modulin “Rreth Biznesit”.

Nëse nuk e keni një tekst gati, mund të përdorni promtin më poshtë në ChatGPT.

PROMTI 03

Po të dërgoj logon dhe një informacion bazë që kam.

Më bëj një përshkrim profesional për këtë biznes.

Më bëj dhe një listë të shërbimeve dhe produkteve që ky biznes ofron.


Hapi 05

Gjenerojmë sasinë e fjalëve kyçe për 48 reklama që t’i kemi gati, pavarësisht se sa reklama do të hedhim në platformë.

PROMTI 04

Vepro si klient real që kërkon në Google.

Më gjenero 48 grupe tematike me nga 9 fjalë kyçe reale në shqip për secilin grup, që njerëzit mund të kërkojnë në Google për këtë biznes ose shërbim: [SHKRUAJ KËTU EMRIN E BIZNESIT OSE SHËRBIMIT]

Vepro si ekspert në kërkime Google, SEO dhe sjellje konsumatori.

Qëllimi:

Të gjenden mënyrat më reale dhe më natyrale që klientët potencialë përdorin për të kërkuar këtë shërbim ose produkt në Google.

Rregullat:

✔ Mos përdor gjuhë teknike SEO.

✔ Shkruaj si mendon dhe si kërkon klienti normal në Google, jo si specialist SEO.

✔ Përdor kërkime reale dhe natyrale.

✔ Secili grup të mos ketë më shumë se 240 karaktere me fjalë kyçe.

✔ Përfshi kërkime me:

çmim

lokacion

urgent

krahasim

pyetje

investim

“më i mirë”

afër meje

blerje direkte

probleme/zgjidhje

✔ Përdor edhe gabime drejtshkrimore reale.

✔ Përfshi versione të shkurtra dhe të gjata.

✔ Mos përsërit të njëjtat fjalë.

✔ Mos përdor gjuhë teknike SEO.

✔ Fokusohu te qëllimi i klientit për të blerë ose kontaktuar.

✔ Gjenero fjalë që kanë potencial real konvertimi.

Struktura:

Ndaji në grupe tematike.

Çdo grup të ketë titull.

Çdo grup të ketë nga 10–20 fjalë kyçe.

Përdor vetëm gjuhën shqipe.

Përfshi:

✔ Emrin e biznesit

✔ Qytetin/zonën ku operon

✔ Produktet ose shërbimet kryesore

✔ Avantazhet kryesore

✔ Tipin e klientit që synon biznesi


Hapi 06

Gjenerojmë sasinë e titujve për 48 reklama që t’i kemi gati, pavarësisht se sa reklama do të hedhim në platformë.

PROMTI 05 – Për krijimin e titujve

Vepro si copywriter ekspert në marketing dhe reklama me fokus në konvertime të larta.

Më bëj një listë me 48 tituj reklamash në gjuhën shqipe me 150 deri në 160 karaktere, tituj me efekt shitjeje (me kuriozitet + vlerë) për biznesin [SHKRUAJ KËTU EMRIN E BIZNESIT].


Titujt duhet të:

✔ Jenë emocionalë dhe tërheqës

✔ Të krijojnë kuriozitet ose ndjenjë urgence

✔ Të kenë fokus shitjen dhe kontaktin

✔ Të duken premium dhe profesionale

✔ Të përdorin gjuhë të qartë, jo të lodhshme

✔ Të jenë të përshtatshëm për Facebook Ads, Instagram Ads, TikTok dhe Google

✔ Të mos jenë banalë ose shumë gjeneralë

✔ Të përdorin elemente si:

investim

mundësi

avantazh

luks

kursim

fitim

siguri

trend

ekskluzivitet

komoditet

rritje vlere

oferta të limituara

akses direkt

pa komision

vetëm për pak persona

moment ideal

përpara tregut

Struktura e titujve:

Disa të jenë në formë pyetjeje.

Disa me stil deklarativ.

Disa me stil “sekret që të tjerët nuk e dinë”.

Disa me stil FOMO.

Disa me fokus ROI / fitim.

Disa me fokus status / prestigj.

Gjenero:

24 tituj agresivë për konvertime

24 hook-a viralë për reels/video


Hapi 07

Përgatisim nga një foto për secilën reklamë në bazë të titujve që kemi përgatitur.

Nëse doni të vendosni edhe një tekst, e përgatisni tekstin dhe pasi ta ketë rregulluar foton, pastaj ia dërgoni dhe i thoni që ta vendosë tekstin, që të mos e bëjë gabim.

PROMTI 06 – Për krijimin e fotove, kur ju i keni bërë fotot me telefon:

Po, të dërgoj logon dhe disa foto një nga një dhe ti do m’i rregullosh në të njëjtin stil:

✔ Do më vendosësh logon estetikisht bukur

✔ Më të ndritshme

✔ Më profesionale

✔ Ngjyra më premium

✔ Kontrast dhe pastërti më e mirë

✔ Sfond më estetik

✔ Stil reklamues modern

✔ Identitet vizual i njëjtë me variantin që do të konfirmoj pasi të më dërgosh disa modele një e nga një

✔ Të përshtatshme për reklama te Panairi Online në formatin 555 x 370

PROMTI 07

Po, të dërgoj foton dhe një tekst dhe do ta vendosësh në foto estetikisht bukur dhe ti do m’i rregullosh në të njëjtin stil.


Whatsapp: +355 69 23 000 37

Email: [email protected]

WEBSITE: https://panairionline.com

NIPT: M02122007B

Adresa: Rruga e Barrikadave te Galeria, te ish Kinema 17 Nëntori, kati i dytë – Tiranë


Shikueshmëria : 24 vizitorë.

Na Kontaktoni

WhatsApp !
Copyright 2026 Powered by Panairi Online