Promeni jezik

Shqip English Italiano Français Македонски Srpski العربية Ελληνικά

Akomodim ne Nivicë te Bujtina Xhevair Gjoni / Dhoma e treshe / Dhoma e sallonit

Akomodim Ne Nivicë Te Bujtina Xhevair Gjoni , Dhoma E Treshe , Dhoma E Sallonit , Baxho ne Nivice ,

Javno pre 1686dana - Na datum28/03/2022 Ora 5:40:00 AM

Për të rezervuar dhomën ose tavolinën  tuaj, kontaktoni në Whatsapp:

Ju mirpresim ne ambjentet e Bujtinës Xhevair Gjoni me gatime tradicionale bio të zonës.
Si biznes e kemi nisur në 7 qershor te vitit 2021 për shkak të kërkesave që kishim nga turistë të ndryshëm që vizitonin fshatin e Nivicës gjatë sezonit të verës.
Shtepine tone e kthyem ne nje bujtine dhe ambjentet jashte ne nje restorant veror ku mund të relaksohesh në hijen e pemeve dhe barit.
Ne i konsiderojmë klientët si miqtë tanë dhe i presim si në një familje të madhe. 
Bujtina ndodhet në qender te fshatit Nivicë, 50 metra nga qendra e fshatit majtas.

Shërbimet kryesore që ne ofrojmë:
1) Akomodim në dhomat e Bujtinës Xhevair Gjoni
Dhoma e treshe qe ka 3 krevat tek
Dhoma e sallonit qe ka 4 krevat tek
Dhoma e çiftit qe ka nje krevat dopjo

2) Gatime tradicionale të zonës që ofron bujtina jonë:
Zakonisht gatuajmë gatimet e zonës së labërisë, si mish i pjekur në hell ose në saç, byrek me lakra vendi ose spinaq i kopështit, revani, sallatra të ndryshme sipas sezonit.
Ndërsa fruta dhe perime sipas sezonit, në verë i mbledhim të freskëta nga kopështit afër bujtinës ose nga fshatarët e zonës, ndërsa në dimër fruta të thata nga pemët e zonës.
Një vezë e zier ose e skuqur..... 50  lek
Një gotë qumësht.................... 100 lek 
Një pjatë me patate................. 200 lek
Një kanë 1 litër dhallë.............. 250 lek
Një racion kukurec .................. 300 lek 
Një pjatë salcë kosi.................. 300 lek
Një pjatë djath i bardhë............ 300 lek 
Një pjatë me perime zgare........ 300 lek 
Një pjatë turshi........................ 300 lek
Një pjatë sallat fshati................ 300 lek
Një pjatë me 4 racione byrek .... 400 lek 
Një pjatë me 4 racione petanik .. 400 lek
Një pjatë me 4 racione revani..... 400 lek
Dy pite + Reçel + gjalp.............. 400 lek
Mish keci & qengji në saç ......... 1800 lek
Mish keci & qengji në hell ........ 2000 lek



3) Turizëm kulinar me gatime tradicinale të zonës, gatuaj vet drekën tënde.
4) Guide turistike në zonat përreth bujtines.
1- Ujvara e Guvës Nivicë 
2- Ujvara e Vinjës Nivicë
3- Kanionet e Nivicës
4- Hiking në majën e malit të Këndërvicës
5- Liqeni i Llufës
6- Ujvara e Peshturës Progonat
7- Kalane e Nivices
8- Baxhon e fshatit

Shenime: Nëse jeni me transportin publik mund të merrni autobuzin e linjës Tiranë - Tepelenë dhe nga Tepelena me furgonin e zones qe niset ne oren 11:00 dhe ju sjellin deri në qëndër të fshatit Nivicë.
Nëse jeni me makinën tuaj, atherë nga Tepelena merrni rrugën e fshatit Bënçë ku  mund të vizitoni edhe ujsjellsin e Ali Pashë Tepelenës.

Rruga nga Tepelena deri në fshat është e shtruar me asfalt.
Adresa: Fshati Rexhin - Nivicë - Tepelenë - Albania

Formular za narudžbinu

Naziv biznisa: Bujtina Xhevairi Nivice
Cena sa ponudom: 0 EURO
Dostupno: 1
Naziv proizvoda: Akomodim ne Nivicë te Bujtina Xhevair Gjoni / Dhoma e treshe / Dhoma e sallonit
Iznos 3 + 1 = * daje rezultat
Iznos za plaćanje Po dogovoru!
VREDNOST CENE SE ODREĐUJE DOGOVOROM!
Ovu ponudu je kliknulo
2499 posetilaca.

PonudeBujtina Xhevairi Nivice

Bujtina Xhevairi Gjoni Nivicë Tepelenë Bujtina Xhevairi Gjoni Nivicë Tepelenë... ( 3812posetilac) Akomodim ne Nivicë  te Bujtina Xhevair Gjoni / Dhoma e treshe / Dhoma e sallonit Akomodim ne Nivicë te Bujtina Xhevair Gjoni / Dhoma e treshe / Dhoma e ... ( 2499posetilac) Dhome me 4 krevate te Bujtina Xhevairi  Nivicë Tepelene Dhome me 4 krevate te Bujtina Xhevairi Nivicë Tepelene... ( 2669posetilac) Tavoline Per 12 persona nga Bujtina Xhevairi Gjoni Nivicë Tepelenë Tavoline Per 12 persona nga Bujtina Xhevairi Gjoni Nivicë Tepelenë... ( 3050posetilac)

Vidljivost: 2499 posetilaca.

WhatsApp!
Autorska prava2026 Pokreće Panairi Online