Promeni jezik

Shqip English Italiano Français Македонски Srpski العربية Ελληνικά

Dhome me 4 krevate te Bujtina Xhevairi Nivicë Tepelene

Dhome Me 4 Krevate Te Bujtina Xhevairi Nivicë Tepelene , Akomodimi per nje person , gatime tradicionale nga zona e Laberise

Javno pre 1716dana - Na datum28/03/2022 Ora 5:40:00 AM

Për të rezervuar dhomën ose tavolinën  tuaj, kontaktoni në Whatsapp:

Per te shijuar gatime tradicionale nga zona e Laberise dhe per te kaluar nje fundjave te bukur mes natyres dhe ushqimeve bio, ju ftojme te na vizitoni ne ambjentet e Bujtines Xhevairi ne Nivicë 

Shërbimet kryesore që ne ofrojmë:
1) Akomodim në dhomat e Bujtinës Xhevair Gjoni
  • Dhoma e treshe qe ka 3 krevat tek
  • Dhoma e sallonit qe ka 4 krevat tek
  • Dhoma e çiftit qe ka nje krevat dopjo
  • Akomodimi per nje person eshte 1500 lek te reja
  • Ushqimi per tre vakte 2000 lek te reja.
2) Gatime tradicionale të zonës që ofron bujtina jonë:
Zakonisht gatuajmë gatimet e zonës së labërisë, si mish i pjekur në hell ose në saç, byrek me lakra vendi ose spinaq i kopështit, revani, sallatra të ndryshme sipas sezonit.
Ndërsa fruta dhe perime sipas sezonit, në verë i mbledhim të freskëta nga kopështit afër bujtinës ose nga fshatarët e zonës, ndërsa në dimër fruta të thata nga pemët e zonës.
Një vezë e zier ose e skuqur..... 50  lek
Një gotë qumësht.................... 100 lek 
Një pjatë me patate................. 200 lek
Një kanë 1 litër dhallë.............. 250 lek
Një racion kukurec .................. 300 lek 
Një pjatë salcë kosi.................. 300 lek
Një pjatë djath i bardhë............ 300 lek 
Një pjatë me perime zgare........ 300 lek 
Një pjatë turshi........................ 300 lek
Një pjatë sallat fshati................ 300 lek
Një pjatë me 4 racione byrek .... 400 lek 
Një pjatë me 4 racione petanik .. 400 lek
Një pjatë me 4 racione revani..... 400 lek
Dy pite + Reçel + gjalp.............. 400 lek
Mish keci & qengji në saç ......... 1800 lek
Mish keci & qengji në hell ........ 2000 lek

3) Turizëm kulinar me gatime tradicinale të zonës, gatuaj vet drekën tënde.
4) Guide turistike në zonat përreth bujtines.
  • 1- Ujvara e Guvës Nivicë 
  • 2- Ujvara e Vinjës Nivicë
  • 3- Kanionet e Nivicës
  • 4- Hiking në majën e malit të Këndërvicës
  • 5- Liqeni i Llufës
  • 6- Ujvara e Peshturës Progonat
  • 7- Kalane e Nivices
  • 8- Baxhon e fshatit
Shenime: Nëse jeni me transportin publik mund të merrni autobuzin e linjës Tiranë - Tepelenë dhe nga Tepelena me furgonin e zones qe niset ne oren 11:00 dhe ju sjellin deri në qëndër të fshatit Nivicë.
Nëse jeni me makinën tuaj, atherë nga Tepelena merrni rrugën e fshatit Bënçë ku  mund të vizitoni edhe ujsjellsin e Ali Pashë Tepelenës.

Rruga nga Tepelena deri në fshat është e shtruar me asfalt.
Adresa: Fshati Rexhin - Nivicë - Tepelenë - Albania

Formular za narudžbinu

Naziv biznisa: Bujtina Xhevairi Nivice
Cena sa ponudom: 0 LEKE
Dostupno: 1
Naziv proizvoda: Dhome me 4 krevate te Bujtina Xhevairi Nivicë Tepelene
Iznos 1 + 9 = * daje rezultat
Iznos za plaćanje Po dogovoru!
VREDNOST CENE SE ODREĐUJE DOGOVOROM!
Ovu ponudu je kliknulo
2673 posetilaca.

PonudeBujtina Xhevairi Nivice

Bujtina Xhevairi Gjoni Nivicë Tepelenë Bujtina Xhevairi Gjoni Nivicë Tepelenë... ( 3813posetilac) Akomodim ne Nivicë  te Bujtina Xhevair Gjoni / Dhoma e treshe / Dhoma e sallonit Akomodim ne Nivicë te Bujtina Xhevair Gjoni / Dhoma e treshe / Dhoma e ... ( 2502posetilac) Dhome me 4 krevate te Bujtina Xhevairi  Nivicë Tepelene Dhome me 4 krevate te Bujtina Xhevairi Nivicë Tepelene... ( 2673posetilac) Tavoline Per 12 persona nga Bujtina Xhevairi Gjoni Nivicë Tepelenë Tavoline Per 12 persona nga Bujtina Xhevairi Gjoni Nivicë Tepelenë... ( 3051posetilac)

Vidljivost: 2673 posetilaca.

WhatsApp!
Autorska prava2026 Pokreće Panairi Online