WhatsApp Chat!
PanairiOnline Prezentimi i Biznesit tuaj site.al site.al
Mirësevini!
AGRO TURIZMI ALBANIA
Mountains

 Kerkoni Ofertën te biznesi
  AGRO TURIZMI ALBANIA


Guest House Bujtina Trojani - Lepushe - Albania

Klikoni këtu për të parë ofertën ose skano QR CODE

nga AGRO TURIZMI Bujtina Trojani - Lepushë



Familja Cekaj ju mirëpret në Bujtinen Trojani në mes të natyrës së paprekur, livadheve dhe maleve, gjatë 12 muajve të vitit. 

Një arsye më tepër për të qëndruar në këtë bujtinë, është kuzhina e shkëlqyer tradicionale.

Shikoni video me pamje nga Bujtina Trojani.

Shërbimet kryesore që ne ofrojmë:

1) Akomodim + ushqim te Bujtina Trojani

2) Guide turistike në Lepushë ke disa opsione të cilat gjatë kohës që qëndroni mund ti shfrytëzoni për ti vizituar.

  • Ujvara e Lepushës - Ujvara është me distancë 2 km dhe nga bujtina është 30 min me ecje në kembë.
  • Shpella dhe Ujvara e Koprrishtit - Shpella dhe ujvara është larg nga bujtina rreth 1 orë e 30 min me ecje në këmbë me një disnivel 150 në ngjitje. 
  • Hiking në Majën e Vajushës - Maja e Vajushës eshte 2058 m lartesi dhe ndodhet afer Bjeshkëve te Nëmura me nje disnivel nga Lepusha 850 m ne ngjitje dhe me nje distance nga Lepusha 12,5 km.
  • Hiking ne Majen e Berizhdolit - Maja e Berizhdolit ndodhet në një lartësi 1979 m me një disnivel nga Lepushe 700 m ngjitje.
  • Hiking Maja e Gerbenit me një lartësi 1839m me disnivel 610 m ngjitje nga Lepusha 
  • Hiking Maja e Trpjanit me një lartesi 2193 me disnivel 950 m ngjitje nga Lepusha

3) Produkte tradicionale dhe gatime të zonës si byrek, djath i zier, kaçimak, mishavinë, mish derri, mish vici, mish i thate, maza, jardun etj.

4) Turizëm kulinar me gatime tradicinale të zonës, gatuaj drekën tënde me produktet e fermës.

5) Produkte të ofruara nga Bujtina Trojani si pjeshkë, qershi, mollë, fiq, limona, arra, rrush etj.

6) Gjithashtu ka parking dhe internet.

7) Gjuha e huaj që përdoret është shqip dhe anglisht.

8) Transport nga Shkodra deri në bujtuinë me makinën e bujtinës.


Bujtina ofron 4 dhoma me aredim të brendshme prej druri me 2 tualete, ku mund të akomodohen deri në 14 persona.

Transporti: Me makinë private ndiqni autostradën nacionale Tiranë-Shkodër-Koplik, deri në Lepushë në Qafë Perdolecit.
Me trasport publik mund të merrni autobuzin e linjës Tiranë-Shkodër-Koplik dhe pastaj me autobuzin e zonës nga Kopliku deri në Lepushë në Qafë Perdolecit.

Adresa: Rruga Lepushe Qafe Perdolecit Lin Cekaj - Albania 

Data : 2/5/2021 Agro Turizmi Albania