WhatsApp Chat!
PanairiOnline Prezentimi i Biznesit tuaj site.al site.al
Mirësevini!
AGRO TURIZMI ALBANIA
Mountains

 Kerkoni Ofertën te biznesi
  AGRO TURIZMI ALBANIA


Hotel Restorant Tradita Gege & Toske - Shkoder - Albania

Hotel Restorant Tradita Gegë & Toske - Shkoder,
klikoni ketu
per te pare oferten ose skano QR CODE




Hotel Restorant Tradita Gegë & Toskë i vendosur në qytetin e Shkodrës është një derë e hapur për të gjithë vizitorët.

Tradita Gegë & Toskë është një prej kulmeve të ekperiencës shqipëtare. 

Një hotel ku vlerat bashkohore së bashku me arkitekturën tradicionale krijojnë komfortin, pa humbur frymën autentike që rrethon kompleksin.

Në harmoni me pjesën tjetër të shtëpisë është hoteli me dekorimin, dizenjot e interiorit dhe exteriorit si dhe çardakun që është tipik i Shkodrës.

Hoteli ofron 64 dhoma, ku 2 dhoma janë suite, 7 dhoma duplex, 6 dhoma treshe, 41 dhoma dyshe/dopio dhe 8 dhoma teke.

Me një Hotel dhe Restorant autentik me një shërbim mikëpritës dhe koleksionin ekskluziv të mjeshtërisë artistike shqiptare i cili është kthyer në një vlerë të çmuar për turizmin historik të traditës nën emblemën Gegë & Toskë.

Në muzeun Tradita ndodhet një koleksion mbi 100 kostume të hershme shqiptare nga treva të ndryshme të vendit.

Muzeu është i bazuar në fotografi dhe etnografi, kryesisht nga ato zona që i shpëtuan pushtimit Osman dhe e ruajtën të pastër traditën. 

Duke filluar me xhubletën e në vazhdim me kostumet e Mirditës, Zadrimës, Hasit, Kallmetit, Fushë-Krujës, Beratit, Lunxhërisë, Dardhës, Shpatit, Shestanit, Rugovës e deri poshtë në Çamëri.

Fotografia më e veçantë është ajo e Marubit e cila daton që prej vitit 1855-së, por ka edhe fotografi të tjera nga fotografë të ndryshëm si të Sotirit të Korçës, të Xhimitikut të Beratit, e për të vazhduar me Nenshatin e Shkodrës e deri te Fredi Bianku.

Shikoni video me pamje nga Hotel Restorant Tradita Gegë & Toskë - Shkoder


Në restorantin tonë ofrojmë një menu shqiptare autentike e dizenjuar me krenari dhe mjeshtëri nga Gjon Dukgilaj shefi që reflekton kuzhinën e spikatur shqiptare. 
Kuzhina mbështetet në traditën e hershme, duke filluar nga gatimi me enët autentike dhe me prodhimet shqiptare kryesisht prodhime të zonës së Shkodrës.  
Gatimi i kulaçit tradicional me miell misri të bardhë nga Malsia dhe çervishi e deri te peshku dhe mishi. 
Oxhaku i madh qëndron në ballë të dhomës së madhe të ngrënies (restorantit), aty ku çdo ushqim gatuhet ne çast.

Adresa: Rruga Edith Durham, Shkodër, Albania - Albania


Data : 2/5/2021 Agro Turizmi Albania