WhatsApp Chat!
PanairiOnline Prezentimi i Biznesit tuaj site.al site.al
Mirësevini!
HAND MADE ALBANIA
Mountains

 Kerkoni Ofertën te biznesi
  Hand Made Albania


Punime dore nga Qendisje Spila Uendi Vlore Albania
Produkte që ne ofrojmë:
Të gjitha punimet janë të realizuar me dorë me kryq.
1) Çertifikata lindje për fëmijë .
2) Jastek i personalizuar për fëmijë.
3) Jastek i personalizuar për martesa.
4) Mbulesa tavoline.
5) Varse çuçi me përbërie druri.
6) Varse çuçi me përbërie silikon.
7) Spila Gold të personalizuara për veshje dhe karroc.
8) Spila Silver të personalizuara për veshje dhe karroc.
9) Çanta për femra të punuara me dore të përmasave të ndryshme.
10) Set për bebe Shport të punuar me grep.
11) Tapet dhe rrugica për dhoma fëmijësh dhe të rritur.

Jam Alba nga qyteti i Vlorës, e ushtroj këtë zanat prej 8 vitesh nëpërmjet shitjeve online.
Në fillim e nisa të bëj banda muri të qëndisura për shtëpinë sepse punimet e qendisura me dorë më pëlqejnë më shumë se sa një pikturë.
Një mikja ime më kërkoi ti bëja një çertifikatë për djalin e saj dhe kjo ishte dhe momenti që më lumturoi më shumë, por dhe që e mendova ta zhvilloj si biznes.
Kam punuar disa çertifikata fëmijësh nga të cilët kam marrë shumë falenderime për punën e bukur që kam bërë.
Gjithashtu më vonë fillova të bëj dhe produkte të tjera si çanta për femra, shporta per bebe etj.
Disa nga punimet janë shitur dhe vlersuar shumë jo vetëm në Shqipëri por edhe jashtë vendit.
Kjo më jep forcë dhe më shton dëshirën për punë dhe artin që bëj me shumë pasion nga duart e mia.
E adhuroj punën që bëj, sepse në çdo punim që bëj është dhe një pjesë e shpirtit tim.
Ju falenderoj të gjithë ju që do të dëshironi të keni në shtëpitë tuaj një pjesë nga shpirti im dhe nga punimet e mia. 


Instagram: @qendisje_spila_uendi 

Motoja: Qëndisja nuk është e lehtë kur nuk di të qëndisësh dhe shumë e vështirë kur di!
Për rezervime kontaktoni në nr tel: +355 69 488 19 70 
Adresa 01: Lagjia Bashkimi - Rruga Vasil Talo - Vlorë - Abania

Data : 12/29/2020 Hand Made Albania