Page 8 - Manuali i Perdorimit PanairiOnline
P. 8

Muhamet Bizhga - Albania


           je në gjumë sepse sitemi online nuk fle (se ka pirë ilaçet
           kundra gjumit, hahaha). Me sistemin online ti duhet vetëm ta
           ndezësh, pastaj ai punon vet në mënyrë automatike. Ndërsa
           në dyqanin fizik duhet ta ndezësh çdo ditë në orën 8-të të
           mëngjesit.

           Sistemi i biznesit që ka krijuar Panairi Online është ajo çfar i
           duhet biznesit të vogël, që të bëhet biznesi i mesëm.
           Është, po ky sistem që biznesin e mesëm do ta bëjë biznes të
           madh dhe është po ky sistem që biznesin e madh do t’i jap
           mundësinë të bëhet biznes internacional, sepse i ka të gjitha
           mjetet që i duhen për ta zhvilluar një biznesi nga një nivel në
           nivelin tjetër.

           Tashmë kur çdo gjë është virtualizuar dhe në jemi bërë
           konsumator virtual, platforma e Panairit Online është në
           kohën e duhur me mjetet e duhura për ti shërbyer këtij
           konsumatori të gjeneratës së re, nëpërmjet bizneseve që janë
           pjesë e kësaj platforme. Ndoshta nuk jemi të vetmit në treg,
           por jemi më të mirët.
           Jam shumë i lumtur që ky sistem biznesi do të zhvillojë
           bizneset shqiptare në një kohë shumë të shpejtë, sepse jemi
           të parët që e kemi krijuar një sitem të tillë ku secili biznes
           është i pavaruar nga platforma.

           Ne kemi krijuar Autostradën e Biznesit Online, ku secili
           biznes ka mundësi të eci me shpejtësinë që do.
           Kjo autostradë është me 14-të korsi.
           Deri më tani ka patur rrugë të ndryshme për marketingun e
           biznesit online, si web-site, portale online, E-shop (dyqan
           online), faqe në Facebook dhe Instagram, seo në Google etj.
           Të gjitha këto kanë qënë siteme ndihmëse për biznesin.
           Tashmë Panairi Online është vet sistemi i biznesit, i cili
           realizon, prezantimin e biznesit në mënyrën më të mirë të
           mundëshme, prezantim dhe shitje të personalizuar për një
           produkt ose shërbim, marketing online brenda dhe jashtë

           8
   3   4   5   6   7   8   9   10   11   12   13