Page 6 - Manuali i Perdorimit PanairiOnline
P. 6

Muhamet Bizhga - Albania


           Ka ikur koha kur biznesi ishte i varur nga dejtori ose
           menaxheri i biznesit. Ndërsa sot, nëpërmjet platformës së
           Panairit Online sistemi punon në mënyrë automatike.
           4) Në 10-të vitet e ardhëshm, inteligjenca artificiale do të
           bëjë robotizimin dixhital të biznesit, i cili jovetëm që nuk
           lejon gabime njerëzore por i aftëson çdo ditë këto burime
           njerëzore.
           Panairi Online e ka pjesë të sistemit, inteligjencen artificiale,
           e cila mbledh dhe përpunon të dhënat në interes të biznesit
           ose të konsumatorit.
           Ju duhet që t’i paraprini këtyre ndryshimeve.
           Nëse do të jeni prezent në platformën e PANAIRIT
           ONLINE, ju do të keni një sistem biznesi të automatizuar.
           Biznesi juaj do të jetë në gjithë botën dhe nuk do të jeni të
           kushtëzuar, si jeni sot nga vendodhja e dyqanit tuaj ose nga
           një Panair fizik, që mund të jetë në Tiranë, Prishtinë ose
           Zurich.

           Mua personalisht më pëlqen të krijoj ura bashkpunim e të bëj
           miq të rinj jo vetëm për vete por edhe për të tjerët, se kemi
           një shprehje ne nga Gjirokastra, që thotë:- Më mirë një mik
           se sa një çiflik. Jam i sigurt se nëpërmjet platformës së
           Panairit Online do të krijoj shumë ura bashkpunimi dhe do të
           bëj shumë miq në të gjithë botën, aty ku ka shqiptar.
           Për këtë arsye e ideova dhe krijova një platformë globale për
           bizneset shqiptare në të gjithë botën. Vet emri i platformës
           Panairi Online e tregon më së miri se për çfar shërben kjo
           platformë. Është një panair, ku kanë mundësi të marrin pjesë
           të gjithë bizneset, sepse këtu nuk ka limite hapsire, kohe dhe
           vizitorësh, sepse është online dhe jo si ndodh në një panair
           fizik ku, hapsira, koha dhe vizitorët kanë një limit.

           Prezenca e biznesit tuaj në platformën e Panairit Online
           tregon, standart, status, cilësi në shërbim, brand i
           konsoliduar, vizion të qartë për të ardhmen, siguri ndaj
           klientit, besnikëri ndaj klientit, inovacion .

           6
   1   2   3   4   5   6   7   8   9   10   11