Page 5 - Manuali i Perdorimit PanairiOnline
P. 5

Manuali Për Panairin Online

           Fjalim imi online në Facebook më D.21.12.2019.

           Këtë fjalim mund ta ndiqni edhe në Fb në profilin personal te
           Muhamet Bizhga.
           Ky është mesazhi im për të gjithë bizneset shqiptare kudo në
           botë.
           Sot më është caktuar një detyrë shumë e vështirë, sepse më
           duhet të prezantoj projektin global, për bashkimin e
           bizneseve shqiptare në gjithë botën brenda një platforme.

           Të nderuar dëgjues të kësaj vidjoje live.
           Mirdita dhe mirë se keni ardhur në këtë dalje time live, që
           për mua është kaq e veçantë. E veçant, për mua, por edhe për
           ju që do të bëheni pjesë e këtij revolucioni që po ndodh në
           fushën e biznesit online, sepse sot do të ndryshojë grafiku i
           biznesit tuaj, do futet nocioni i ri në botën e biznesit që quhet
           PANAIRIONLINE.
           Bota po ndryshon me një shpejtësi të madhe, ajo që para 5
           vitesh ishte e re, tashmë është e vjetër, sepse interneti dhe
           teknologjia e ka ndryshuar tërësisht mënyrën e të bërit
           biznes.
           Bill Gate, në 2010-tën ka thënë: Nëse biznesi jua nuk është
           në internet, atherë ai biznes nuk egziston.
           Ndërsa sot pas dhjetë vitesh, unë mendoj se nëse biznesi juaj
           nuk ka një sistem biznesi online, atherë ky biznes nuk do të
           egzistojë në 10-të vitet e ardhshme, për disa arsye.
           1) Konsumatorët janë të prirur të blejnë aty ku blen masa e
           njerëzve.
           Dhe masa është e orjentuar të konsumojë në platforma
           globale si kjo e Panairit Online.
           2) Konkurenca nuk është më ndërmjet cilësisë, sasisë dhe
           çmimit, por ndërmjet brandeve globale dhe Panairi Online
           është një brand global padiskutim, thjesht është çështje kohe.
           3) Është koha kur sistemi i biznesit e aftëson çdo punonjës të
           duket i shkëlqyer, sepse sistemi nuk lejon gabime njerëzore.


                                                                     5
   1   2   3   4   5   6   7   8   9   10