Page 4 - Manuali i Perdorimit PanairiOnline
P. 4

Muhamet Bizhga - Albania


           Parathënie nga ideatori dhe administratori i Panairit Online.

           Ky manual përdorimi është guida në rrugëtimin drejt suksesit
           dhe trasformimit të biznesit tuaj nga një biznesi fizik të
           kufizuar në një biznes online pa limite.
           Më lejoni që nëpërmjet këtij manuali të jem udhërrëfyesi
           juaj.
           E di se për shumicën që do ta lexojnë këtë manual do ta kenë
           të vështirë që të pranojnë ndryshimet dhe sugjerimet, për
           shkak të eksperiencës së gjatë të të paturit një biznes fizik
           tradicional, pot me ndihmën e këtij manuali do ta keni të
           lehtë ndryshimin dhe transformimin e biznesit tuaj.
           Format e marketingut që janë përdorur deri më sot kanë
           dhënë rezultate pozitive, por sot në 2020-të këto forma kanë
           ndryshuar për shkak se njerzit kanë filluar jo vetëm të
           informohen online, por dhe të blejnë online , sepse kjo formë
           e re ju kursen kohë dhe lek.
           Ndaj prezantimi i biznesit online është hapi i parë që një
           biznes duhet të bëj, për ti rezistuar ndryshimeve që tregu
           aktual ofron.
           Për shkak se koha është gjëja më e shtrenjtë që njeriu ka,
           bizneset online janë zgjidhja e vetme për konsumatorin i cili
           ka leke dhe do të konsumojë, por nuk ka kohë fizike që të
           shkojë në dyqanet fizike. Sepse një orë e humbur duke
           kërkuar në teren atë që do të blejë, i kushton 10 herë më
           shtrenjtë nëse do ta blejë online.
           Ndaj është momenti që nëpërmjet platformës së Panairit
           Online, të filloni të investoni për biznesin tuaj, që biznesi
           juaj të jetë prezent në qendrën më të madhe tregetare online
           për bizneset shqiptare në gjithë botën.

           Nga Muhamet Bizhga
           Ideator dhe CEO i Panairit Online




           4
   1   2   3   4   5   6   7   8   9