WhatsApp Chat!
PanairiOnline Prezentimi i Biznesit tuaj site.al site.al
Mirësevini!
ENVER KRYEZIU
Mountains

 Kerkoni Ofertën te biznesi
  Enver Kryeziu

Reth Biznesit Enver Kryeziu


Jam Enver M. Kryeziu nga Suhareka (Regjioni i Prizrenit).
Lindur më 03.07.1964
Kam mbaruar shkollën fillore "Migjeni" Gjinoc, Suharekë.
Jam diplomuar në Shkollën e mesme "Jeta e re" Suharekë në Drejtimin ekonomik – financar.
Jam diplomuar në Fakultetin Ekonomik në Prishtinë.
Kam ndjekur studimet pasuniversitare – MASTER në Fakultetin Ekonomik, Universiteti i Prishtinës Drejtimi Menaxhment dhe Financa, si dhe në Kolegjin e BIZNESIT në Prishtinë drejtimi Menaxhment.
Pas mbarimit të Fakultetit kam punuar për 2 vite si profesor i kontabilitetit në shkollën e mesme "Jeta e re'" në Suharekë, drejtimi ekonomi-financa.
Për 10 vite kam punuar  biznes privat, Menagjer i Kompanisë Turistike "Beni tours" Suharekë-Prizren, deri sa filloi lufta në Kosovë.
Pas luftës në Kosovë, nga mesi i qershorit i vitit 1999 jam angazhuar:
Për 4 vite kam punuar si Auditor i brendshëm dhe ekonomist në projektet e Qeverisë Gjermane, në Organizatën për bashkëpunim teknik-GTZ.
7 vite në biznes privat si pronar dhe Drejtues i  Kompanisë "ELF" Suharekë-Prizren: zyrë për kontabilitet dhe konsulencë financiare,  Auto Shkollë, Radio Taxi, zyrë shpedicioni & zhdoganime të automjeteve, agjencion turistik, zyrë për sigurimin e automjeteve dhe Drejtor financiar i Kompanisë së sigurimeve "SIGURIA" në Prishtinë.

Që prej vitit 2000 si angazhim shtesë:
Kam bashkëpunuar me 3 kompani globale në fushën e Network Marketingut, në Austri, Zvicër dhe Bullgari, me produkte: Ertrag & Sicherheit Fonde investive - BNP Paribas, WNB Vision AG - Grupe Quantum (Sigurime të jetës), dhe OneLife - OneCoin (Kriptomonedha).
Prej vitit 2020, me Network Marketing jam konsulent në një kompani ndërkombëtare për ndërmjetësime tregëtare, turistike dhe kriptovaluta.
Prej vitit 2021, jam bashkëpronar dhe kordinator në fabrikën e prodhimit të frutave të thata "FRUTON SH.P.K." Kosovë, aktualisht me produktin Apple Chips.
Gjithashtu, si angazhim shtesë prej vitit 2021:
Jam kryetar i bordit të shoqatës "Profesionistët e Lirë për Kosovën", dhe nga muaji mars 2022 jam bashkë-koodinator për Kosovën, te Albania Network Global. 

Më pëlqen të merrem me aktivitete sportive dhe një herë në javë merrem rregullisht me basketboll.
Kam pasion vallëzimin, skitë në dëborë dhe udhëtimet.
Kam aftësi të larta në organizimin e rrjeteve për biznese dhe qëllime sociale.
Kam aftësi shumë të mira komunikimi dhe teknika në organizimin e ngjarjeve dhe njerëzve, në një kohë të shkurtër dhe me sukses.
Jam i aftë të ballafaqohem me njerëz dhe situata të ndryshme.
Kam aftësi shumë të mira dhe një përvojë të gjatë në organizimin dhe menaxhimin e situatave dhe sfidave të vështira në proces, si dhe në udhëheqjen e ndërmarrjeve dhe projekteve.
Kam patentë shoferi për kategoritë: B, C, D, E.
Jam një njohës i mirë i disa gjuheve të huaja. 
Flas dhe shkruaj shumë mirë anglisht, gjermanisht, serbo-kroatisht dhe bullgarisht.
Kam marrë pjesë në trajnime të ndryshme lokale, rajonale dhe internacionale, në lidhje me shitjen, motivimin, menaxhimin e kohës, network marketingun, brokerimin, kriptovalutat,  etj.
Vlen të veçohet, një trajnim intensiv 30 ditor në Malta International Training Center, në lidhje me menaxhim dhe brokerim ku dhe jam çertifikuar, në Janar – Shkurt 2005.
  • Gjithashtu, ofroj konsulencë për personat që duan të zhvillojnë aftësitë për organizimin e rrjeteve në biznes, dhe investime në kriptovaluta.
  • Do doja të kisha kontakt dhe bashkëpunime me persona që kanë lidhje me marketingun, kriptovalutat dhe pronar të biznesit të mesëm.
  • Do doja të me kontaktonin edhe personat që merren me ndërmjetësime të ndryshme.
Për të  kontaktuar në Whatsapp+38349264277
Adresa : Banues në Leshan - Suharekë - Kosovë 

Shperndaje me miqt e tu...